Një video e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë xhiron e rrjetit pasi sipër tavolinës shfaqet qese kokaine.
Në pamjet që janë modifikuar, një sasi pluhuri i bardhë që ngjan me lëndën narkotike duket pranë Zelensky ndërsa presidenti ukrainas është në video-konferencë me Elon Musk.
Ndërkohë në rrjete sociale janë bërë publike pamjet ku duket qartë se ka në videon origjinale nuk ka asgjë sipër tavolinës së Zelenksy përveç disa letrave. Video është realizuar në muajin Mars.
Ndërkohë, dy muaj pas fillimit të luftës, ofensiva ruse vazhdon të fokusohet në Donbass dhe Ukrainën jugore. Asnjë armëpushim për Pashkët Ortodokse, pavarësisht thirrjeve nga qarqe të ndryshme.
Kievi i ka propozuar Moskës bisedime në zonën e fabrikës së çelikut Azovstal, bastioni i fundit i rezistencës ukrainase në Mariupol, ku kanë gjetur strehë edhe qindra civilë.