VIDEO/Protesta e opozitës, qindra
simpatizantë mblidhen para LSI-së

VIDEO/Protesta e opozitës, qindra<br />simpatizantë mblidhen para LSI-së
Mes situatës të tensionuar politike, protestës së opozitës dhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim është mbajtur një miting i vogël. Simpatizantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë dalë “në mbrojtje të shtetit të së drejtës, në mbështetje të kryetarit të Parlamentit”, dhe janë grumbulluar para selise së LSI në zonën e ish-Bllokut.
 
“Një reagim spontan i mijëra simpatizantëve të Lëvizjes Socialiste Për Integrim në mbrojtje të shtetit të së drejtës, në mbështetje të Kryetarit të Parlamentit”, thuhet në faqen e LSI­-së. 


lsi

lsi

lsi

Ora 12:20 Simpatizantët e LSI qëndrojnë para selisë qendrore
Edhe pse simpatizantët dhe përkrahësit e Partisë Demokratike janë shpërndarë qetësisht nga protesta e organizuar përpara kryeministrisë, nga ana tjetër janë përkrahësit e Lëvizjes Socialiste për Integrim të cilët vijojnë të qëndrojnë përpara selisë qendrore të kësaj force politike. Qindra simpatizantë vijojnë të qëndrojnë tek selia qendrore e LSI në përkrahje të liderit të tyre Ilir Meta nën thirrjet “Me ty, me ty, Ilir Meta!”

Ora 12:30 Luan Rama: Shqipëria e vitit 2015 jo peng i bandave dhe banditëve
Sekretari i përgjithshëm i LSI-së në një fjalë të mbajtur para simpatizantëve të mbledhur para selisë qëndrore tha se kjo forcë politike është e vendosur të ecë përpara. Rama theksoi se Shqipëria e vitit 2015 nuk mund të qëndrojë peng i bandave dhe banditëve.
"Qytetarë të Shqipërisë ju falënderoj për solidarizimin njerëzor, si shenjë e emancipimit për të ecur përpara. LSI është e vendosur të ecë përpara për të bërë Shqipërinë Evropiane, pa u trembur nga askush por duke i treguar vendin cilindo që bën pakt me krimin. Shqipëria e vitit 2015 nuk mund të qëndrojë peng i bandave dhe banditëve. Prandaj ky solidaritet shembullor, kjo ndjenjë uniteti mbarëqytetare, të na bëjë të ecim më me vendosmëri përpara. ne kemi një sfidë, Shqipëria evropiane. Dhe që të bëhet e tillë ka nevojë për qytetarë të tillë që të distancohen nga krimi, në përputhje me ligjin dhe standardin e një shteti ligjor. LSI dhe Shqipëria janë një. Shqipëria dhe Evropa janë një prandaj forcën vendosmërinë ta demonstrojmë çdo ditë duke punuar për Shqipërinë. Forcën ta demonstrojmë në zgjedhjet e ardhshme duke iu përgjigjur të gjithë atyre që janë kundër integrimit të vendit në BE. Përpara për fitoren e radhës sepse nuk është faji ynë që të tjerët tremben nga rritja e LSI, solidariteti i LSI", theksoi Rama.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë