Në Serbi, pothuajse 60 fakultete shtetërore ndaluan punën dhe në shenjë mbështetjeje, protestave studentore iu bashkuan edhe nxënës të shkollave të mesme.
Kërkesat e tyre janë që të dënohen përgjegjësit për shembjen e strehës së jashtme të ndërtesës të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, e cila vrau 15 persona. Thirrjeve të tubuesve u është shtuar edhe ajo për ndëshkimin e personave që sulmuan student e qytetarë gjatë demonstrative paqësore që nderuan viktimat e incidentit.
Ndërkohë, në rrjetet sociale është shfaqur një video nga Ivanjica, ku shihet drejtuesi i një makine “Audi” duke e thyer bllokimin e rrugës pa e ulur shpejtësinë. Duket se ka pasur disa raste të ngjashme këto ditë, kur shoferë automjetesh kanë tentuar të godasin protestuesit që kishin bllokuar rrugët.
Ivanjica ‼️
— Bora (@BoraKonj) December 27, 2024
Direktan pokušaj ubistva ljudi na blokadama ‼️ pic.twitter.com/FBp7aT6lab
Shumë në Serbi fajësojnë për fatkeqësinë korrupsionin e përhapur dhe punimet e dobëta në ndërtesën e stacionit hekurudhor, që u rinovua dy herë në vitet e fundit si pjesë e projekteve të dyshimta që përfshijnë kompanitë shtetërore kineze.
Protestuesit kërkojnë që Presidenti Vuçiç dhe përgjegjësit për shembjen e çatisë, të përballen me drejtësinë. Deri tani autoritetet kanë arrestuar 13 persona për ngjarjen në Novi Sad, përfshirë një ministër që u la më pas i lirë, dukë shtuar mosbesimin e publikut rreth procesit të hetimeve.
Protestat e javëve të fundit e kanë sfiduar pushtetin e Presidentit Vuçiç, kundërshtarët e të cilit e akuzojnë për sundim gjithnjë e më autokratik.