VIDEO/ Publikohet momenti kur ushtria izraelite zmbraps pushtimin e Hamasit nga deti

VIDEO/ Publikohet momenti kur ushtria izraelite zmbraps pushtimin e Hamasit nga deti

1698235518_ss.jpg

Publikohet momenti në të cilin ushtria izraelite zmbraps tentativën e Hamasit për të pushtuar nga deti, është kapur në një video. Luftëtarët e brigadës Ezzedine al-Qassam synuan të kalonin në veri përgjatë bregdetit dhe të sulmonin Kibbutz Zikim.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha pas tentativës të martën mbrëma marina e saj sulmoi njerëzit e Hamasit ndërsa ata po përpiqeshin të depërtonin në territorin izraelit në rajonin Zikim nga deti.

Zëdhënësi shtoi se “avionët luftarakë sulmuan pozicionet ushtarake, ndërsa raportuan edhe për tetë të vdekur, raporton NewsSky.

“Bërthama e Hamasit u zbulua në Kiryat. Anëtarët e organizatës dolën përmes një tuneli në plazh në Rripin e Gazës dhe u vranë teksa po përpiqeshin të hynin në territorin izraelit në zonën e Zikim nga deti. Forcat ajrore dhe detare sulmuan tunelin nga i cili dolën anëtarët e Hamasit si dhe depon e armëve që ata përdornin", thuhet në deklaratën e forcave izraelite.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli shtyn pushtimin tokësor të Gazës pas kërkesës së SHBA! Macron: Sulmi do të ishte gabim! Netanyahu: Të gjithë do japim llogari pse dështuam më 7 tetor


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot