Gjatë konferencës së parë me gazetarët që nga fillimi i luftës në Ukrainë, përveç luftës dhe sanksioneve nga ndërkombëtarët, Putin foli edhe për presidentin turk, Erdogan.

Putin theksoi se ka shumë gjasa që të vizitojë Turqinë në vitin 2024, duke vlerësuar presidentin Erdogan për angazhimin e tij në luftën e Izraelit me Hamasin.

“Erdogan ka marrë drejtimin në përpjekjet për përfundimin e luftës në Gaza. Ne duhet të zbatojmë rezolutat e OKB-së në Gaza dhe Jerusalemin Lindor. Ne jemi në kontakt të ngushtë me Presidentin Erdogan për këtë çështje. Mund të ketë një takim tjetër me Erdogan në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Putin.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?