Portugalia fitoi të shtunën 2-1 në miqësore kundër Kilit në stadiumin kombëtar të Lisbonës. Sfida nuk ishte e qetë paçka se miqësore. Rafael Leao dhe Ivan Roman u përfshinë në një grindje.

Në fundin e pjesës së parë, pas një aksion pranë këndores, mes lojtarëve shpërtheu një zënkë masive ku Rafael Leao i Portugalisë goditi Roman të miqve.

Gjyqtari nuk hezitoi t’i tregonte si Leaos, ashtu edhe Roman të Kilit, kartonin e kuq, duke i lënë të dyja skuadrat me 10 lojtarë që para pushimit të ndeshjes.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Miqësoret përpara Botërorit, bindin Brazili dhe Argjentina! Fitore për Gjermaninë, Anglinë e Turqinë, grushta te Portugalia