BEOGRAD - “Rastësia e deshi, që një ditë pas 25 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, flamuri shqiptar të ngrihej në Beograd”. Me këto fjalë e ka nisur kryeministri Edi Rama konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç.

Shefi i qeverisë shqiptare, u shpreh se tashmë është një aspekt i mirë për marrëdhëniet e dy vendeve që himni shqiptar dhe ai serb u respektua nga të dyja palët.

“Rastësia e deshi, që një ditë pas 25 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, flamuri shqiptar të ngrihej në Beograd, dhe himnet e të dyjave vendeve të këndohen dhe respektohen, në takimin e parë mes dy kryeministrave pas 68 vjetësh” u shpreh kryeministri Rama

Konferenca e përbashkët mes tyre u shoqërua me debat të tensionuar mes palëve veçanërisht sa i përket çështjes së Kosovës. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)