Video/ Rama:Ambasadori s'di shqip
e më dëgjoi, ne me telefon në vesh

Video/ Rama:Ambasadori s'di shqip<br />e më dëgjoi, ne me telefon në vesh
TIRANE - Kryeministri Edi Rama ishte sot në hapjen e shkollës austriake profesionale ‘Hermann Gmeiner’, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Austrisë në vendin tonë, Tomas Shnëll.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri, falenderoi diplomatin austriak, ku siç tha me humor Rama jo për kontributin e dhënë, por se ndjek me zell e buzëqeshje aktivitetet edhe pse nuk di asnjë fjalë shqip.

Rama tha se po të ishte ndonjë ambasador shqiptar në të njëjtën pozitë, do të rrinte gjithë kohën në telefon, dhe të gjithë do të pyesnin se kush është ai person i cili vetëm flet në telefon.

“Falenderimet i bëri Ministri, është njësh për falënderimet dhe nuk e konkurron askush. Duke qenë se une nuk kam asnjëherë të dal i dyti, nuk po falënderoj asnjë njeri, përveç Ambasadorit të Austrisë, të cilin nuk e falënderoj se ka dhënë kontributin këtu dhe atje, por e falënderoj se heroikisht e ka ndjekur me buzëqeshje dhe duartrokitje pa kuptuar asgjë se vet s'di shqip në të vërtetë, ndërkohë sikur të ishte një ambasador shqiptar në një vend ku nuk di gjuhën do ishte duke folur në telefon gjatë gjithë kohës, dhe e gjithë audienca do thoshte kush është ai që flet ne telefon.” u shpreh Rama

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ku mbeti viktimë polici në Patos, arrestohet 27-vjeçari

Aksidenti ku mbeti viktimë polici në Patos, arrestohet 27-vjeçari