Video/Rama batuta për shtatzëninë 
e Gjoshës…dhe gazetarët e lodhur!

Video/Rama batuta për shtatzëninë <br />e Gjoshës…dhe gazetarët e lodhur!
TIRANE - Gjatë konferencës për mediat, menjëherë pas vendimit pozitiv për statusin e kandidatit në BE, kryeministri Rama ka bërë edhe batuta me shtatzëninë e ministres së Integrimit Klajda Gjosha. Ndërsa ka shprehur mirënjohjen e veçantë për ministren në punën e saj lobuese për statusin, Rama tha se veç “barrës” për të cuar para procesin e integrimit, Gjosha ka dhe barrën e një vajze që pret të sjellë në jetë një fëmijë që tashmë lind në një vend me status!

“Dua t'ia kaloj tani fjalën ministres së Integrimit, e cila meriton një mirënjohje edhe më të veçantë se të gjithë ministrat e tjerë sepse siç e dini nuk ka vetëm, një barrë, atë të përbashkëtën për të çuar përpara procesin e integrimit, por ka dhe barrën e mrekullueshme të një vajze që është në rrugën për t’u bërë nënë dhe sigurisht është një kënaqësi më vetë për të që fëmija të vijë në jetë në një vend me status”, tha Rama.
 
Por batutar e Ramës nuk kanë munguar edhe ndaj gazetarëve, ku mes falenderimeve u shpreh:
“Ju falenderoj edhe juve me gjithë zemër sepse e kam thënë më parë dhe nuk do ta harroj sot që kjo nuk është një arritje ekskluzive dhe s'mund të jëtë një arritje ekskluzive e qeverisë dhe qeveria jonë nuk do ishte kaq e mirë sa është pa ju dhe kur them ju që nga më të mirët deri të më të lodhurit prej jush”.

Kryeministri Rama në mbyllje të fjalës ka ironizuar koncertet e ish qeverisë Berisha.

"Kam pasur neveri kur kam parë qeverinë parardhëse të organizojë koncerte për të shfrytëzuar politikisht arritje të kësaj natyre, kjo nuk do të ndodh, Çiljeta nuk do këndojë, do të ftojmë të gjithë ata që mendojmë se duhen ftuar, edhe Sali Berishën për të qënë së bashku në një festë dinjitoze dhe modeste" - mbylli fjalën kryeministri.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji