Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin social “Tik-Tok” ku duket se ka ngecur në trafikTel Aviv, Izrael.

Teksa ai ndodhet atje me makinën e shtetit, thotë se asnjë nuk tenton që ta hapë rrugën.

Ankohuni për trafikun e Tiranës, ankohuni. Këtu as sirenat, e me roje e ça të dush e nuk e çan dot njeri’ thotë Rama.

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtarë në Izrael, ku në fokus të takimeve dhe të bisedimeve janë siguria kibernetik dhe sulmet e hakerave iranianë dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve. Një ditë më parë kreu i qeverisë u takua me kryeministrin e Izraelit Yar Lapid. Liderët diskutuan për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve në një sërë fushash, si dhe për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta me të cilat përballen të dy vendet, me theks në kërcënimin iranian.

Në sfondin e sulmeve kibernetike iraniane ndaj Shqipërisë që ndodhën muajt e fundit, kryeministri Lapid i propozoi kryeministrit shqiptar Rama që vendet e tyre të bashkëpunojnë në fushën e kibernetikës për të forcuar aftësitë e tyre mbrojtëse ndaj këtij kërcënimi.

Kryeministri Lapid falënderoi kryeministrin Rama për mbështetjen e guximshme të vendit të tij ndaj hebrenjve shqiptarë gjatë Holokaustit. Të dy krerët ranë dakord mbi rëndësinë e luftës kundër antisemitizmit.