VIDEO/Rama: Braçe "fatkeqësi"
për mua, fat për ju! Bën zhurmë

VIDEO/Rama: Braçe për mua, fat për ju! Bën zhurmë">
Erjon Braçe është një “fatkeqësi” për kryeministrin Edi Rama pasi kërkon shumë punë nga qeveria për zonën e tij ku është deputet. Shefi i qeverisë ndërsa po shpërndante leje legalizimi në qytetin e Lushnjës tha se për këta qytetarë është një fat që kanë përfaqësues si Erjon Braçe, pasi është përcjellës i shpejtë i probleme të tyre.
 

Por dua të pohoj përpara jush edhe një fakt, që kjo zonë Lushnje dhe Divjakë, bashkërisht, për ju ka një fat, për ne, për mua personalisht, ka një fatkeqësi që ka Erjon Braçen deputet. Sepse për ju është fat se keni një përcjellës të shpejtë dhe të paepur të çdo lloj zhurme dhe të çdo ankese që ju keni, për mua është fatkeqësi se zhurmat që më vijnë nga kjo zonë janë në disproporcion me zhurmat që vijnë nga zona të tjera të Shqipërisë. Kështu që për ata që nuk e dinë mund të duket e çuditshme se si një trup kaq i vogël mund të prodhojë një presion kaq të madh me ankesa dhe me zhurma, por ky është një fakt dhe lum si ju që j’u ra të keni një përfaqësues si Erjonin dhe mjerë ne që duhet ta dëgjojmë Erjonin. Kështu që ne le të vazhdojmë me legalizimet dhe për këtë arsye lejen e  parë të legalizimit për këtë zonë e jep Erjon Brace”, deklaroi shefi i qeverisë.  


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron