Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një video ku mes shifrash tregohet heqja e taksës mbi ilaçet.

Vendimi i marrë nga qeveria "Rama" menjëherë pas ardhjes në pushtet në 2013-ën, ishte heqja e taksës së sheshtë.

Si pasojë e së cilës janë kursyer 364 mln euro të cilat u shkojnë shqiptarëve për nevojat e tjera të familjeve të tyre.

Postimi i plotë:
Ja si u kemi kursyer për katër vjet shqiptarëve 364 mln USD që më parë përdoreshin për ilaçe! Vetëm me dy masa të rëndësishme, si çmontimi i monopoleve dhe heqja e taksës mbi ilaçet, këto para shkojnë për nevoja të tjera të familjeve dhe jo më për ilaçe…