Një moment epik ka ndodhur dje në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit të Zi.
Ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç ishte gati të mbante një fjalim, kryeministri Edi Rama është shprehur se Vuçiç gjithmonë premton se do të flasë shkurt, por e zgjat më shumë se të gjithë.
Por ky koment duket se nuk i pëlqeu aspak presidentit serb. Fraza e tij “do e shohim nëse do të jetë i gjatë apo shkurtër”, ‘u sfidua’ nga kryeministri Edi Rama, i cili i vuri kronometrin e celularit para.
Në një moment Vuçiç shtangu, por më pas nuk nuk e mbajti dot të qeshurën, që u pasua edhe nga salla.
Edi Rama: Zakonisht premton se do flasë shkurt, por gjithmonë e zgjat më shumë se të gjithë.
Aleksandër Vuçiç: Faleminderit, do ta masim nëse do të jetë i gjatë apo i shkurtër.
(Rama i vendos telefonin para)
Vuçiç: (Qesh) Vërtetë duke matur kohën time
“Ishin dy fjalime”, shpjegon Rama në fund.
Ja cfar ju ben,ju mat edhe kohen????????????
Përgjigju