Video/ Rama:Të rinj që përveshin
mëngët pa pritur punë nga shteti

Video/ Rama:Të rinj që përveshin<br />mëngët pa pritur punë nga shteti
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka postuar në Facebook një video në të cilën tregohet historia e një djali që ka ndërmarrë nismën për të hapur një piceri që ofron infrastrukturë online dhe më pas me ndihmën e fondeve e ka zgjeruar më tej.
 
Rama e ka shoqëruar videon me shkrimin: “Ja edhe një tjetër mes shumë e shumë shembujve të të rinjve që nuk rrinë presin punë shteti, po përveshin mëngët dhe bëjnë sukses moral e financiar në sipërmarrjen private”
 
Kryeministri ka shpjeguar se për 2 vite, janë realizuar 137 projekte inovative që kanë çelur vende pune.  “Tre vjet më parë, mbështetja financiare përmes programeve për të mbështetur dhe nxitur çeljen e bizneseve të reja, ishte inekzistente. Vetëm në dy vitet e fundit janë mbështetur në rrugën drejt suksesit , 137 projekte inovative që çelin vende pune duke siguruar shërbime dhe zhvillim në komunitete. Personi në këtë video nuk është aktor.”
 
Fabian Kuka, djali që ndërmori projektin për të hapur picerinë shprehet: “Bashkë me kolegun tim vendosëm të hapim “Pomodoro” e cila është një piceri që ofron një infrastrukturë online ku klientët tanë mund të porosisin dhe të bëjnë picat e tyre. Kjo është një risi në tregun shqiptar. Kemi 700 mijë shkarkime deri tani dhe po punojmë gjithmonë e më shumë për të përmirësuar cilësinë dhe shërbimin. E hapëm nëpërmjet mbështetjes së familjarëve dhe kursimeve tona dhe pas disa muajsh vendosëm ta vendosim te AIDA për fond të cilin fatmirësisht e fituam dhe vendosëm ta përdorim për të përmirësuar më tepër infrastrukturën tonë teknologjike. Tani jemi 10 punonjës dhe po përpiqemi të sjellim sa më shumë inovacion dhe të krijojmë një komunitet cili të jetë në vazhdimësi krah nesh dhe shpresojmë që këtë gjë ta zgjerojmë edhe në qytete të tjera në të ardhmen.”
  
Rama thekson në fund të videos mbështetjen e qeverisë për sipërmarrjen: “740 mijë dollarë i dedikohen inovacionit, kreativitetit dhe çeljes së një biznesi të ri, në programin tre vjeçar të Qeverisë 2015-2017. Për herë të parë në 27 vjet, partneritet dhe mbështetje reale për sipërmarrjen.”

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai