Video/ Rama- të rinjve:Mos prisni 
nga Ronaldo që t’ju sigurojë para

Video/ Rama- të rinjve:Mos prisni <br />nga Ronaldo që t’ju sigurojë para
FIER - Nga fshati Hoxharë i Fierit, ku kryeministri Edi Rama ishte për të ndjekur nga afër kompensimin e bagëtive dha dhe një mesazh për të rinjtë.
 
Shefi i qeverisë këshilloi të rinjtë e këtij fshati të mos presin të pasurohen nga ndonjë gol i Christiano Ronaldo-s por të ulin kokën e të punojnë.  
 
“Në radhë të parë të rinjtë si djemtë e Nebiut dje dhe si djemtë e Ruzhdiut sot, që janë shembull për të gjithë të rinjtë e fshatit që të mos rrinë nëpër bilardo dhe nëpër bingo, të mos presin nga Christiano Ronaldo t’ju sigurojë të ardhurat me ndonjë gol, por të ulin kokën dhe të punojnë si të gjithë këta, sepse kështu bëhen edhe burra, por bëhen edhe të pasur. Pasi kështu ndërtohet edhe mirëqenia, edhe pasuria, edhe e ardhmja", deklaroi Rama.
 
Njëri nga fermerët e kompensuar, Ylli Troka sipas kryeministrit ka votuar Partinë Demokratike, por kjo nuk do të thotë që ai të lihet mënjanë, e të mos marrë atë që i takon.

Me humor shefi i qeverisë i dha fermerit Ylli Troka dhe një mesazh për PD: “Ta sollëm edhe lopën që t’u mbyt, që të jesh i qetë nga kjo anë dhe të ndihmosh që PD të ngrihet, të thahet dhe PD se është përmbytur.” 

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen