VIDEO/Rama u ngre dy gishtat
protestuesve të PD-së te çadra

VIDEO/Rama u ngre dy gishtat<br />protestuesve të PD-së te çadra
Sot ka qenë një ditë intensive për kryeministrin Rama, pasi përpos takimeve me të besuarit e tij është ngjitur dy herë në Kryesinë e Kuvendit.
 
E ndërsa herën e parë për të takuar Metën lëvizi me makinë nga Kryeministria te Kryesia e Kuvendit, disa orë më pas Rama i shoqëruar nga Ruçi dhe Balla e përshkoi në këmbë rrugën.
 
Rama kaloi qetësisht ngjitur me çadrën e PD për t'u futur në Kryesinë e Kuvendit ku zhvillohet takimi me zyrtari i PPE, David McAllister dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein, ndërsa nuk pati asnjë reagim nga protestuesit e PD.
 
Ndërkohë, kryeministri ka përshkuar sërish në këmbë Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", duke kaluar pranë çadrës edhe pas takimit me negociatorët David McAllister dhe Knut Fleckenstein.
 
Në momentin që disa prej protestuesve kanë dalë nga çadra, kreu i qeverisë u ka ngritur atyre dy gishtat dhe ka vijuar i qetë rrugën drejt zyrës së tij në Kryeministri.
 
Siç duket edhe nga pamjet, Rama s'ia ndan sytë çadrës për disa momente,  e cila në fakt në momentin kur ka kaluar kreu i qeverisë ka pasur shumë pak protestues. 


[gallery]21987[/gallery]

dy.b-l.q/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët