Real Betis fitoi 0-1 të martën në fushën e Valencias, në sfidën e prapambetur të raundit të parë të La Ligas në Spanjë. Dueli ishte shumë interesant dhe me shumë raste shënimi, por përballja u vendos vetëm në fundin e takimit.
Trajneri i Real Betis, Manuel Pellegrini, vendosi që në minutën e 79-të të hidhte në fushë Pablo Garcian. Sulmuesi 20-vjeçar ia shpërbleu besimin trajnerit dhe vetëm katër minuta më vonë shënoi golin që i dha tri pikë Betisit në një fushë shumë të vështirë.
Pas dy raundeve të para në La Liga, Betis ka dy fitore dhe për momentin ka gjashtë pikë, teksa së bashku me Sevillan ndajnë kreun e renditjes. Nga ana tjetër Valencia sheh sërish një nisje jo të mirë të sezonit, kjo pasi pas barazimit 0-0 në shtëpi kundër Celta Vigos, këtë herë humbet po në 'Mestalla'.







Komente
Komento