La Liga spanjolle zhvilloi ndeshjen e fundit për javën e 13-të. Në "Futboll de Vallecas" Rayo Vallecano fitoi 3-2 me Real Madridin në derbin e vogël të kryeqytetit spanjoll. Skuadra e Ivan Balliut befasoi Galaktikët, duke lënë në krye të klasifikimit Barcelonën.
Ancelotti merr humbjen e parë sezonale, në një ndeshje që dhuroi pesë gola. Gjithçka do hapej në minutën e 5-të me Comesana për vendasit, teksa Modric nga 11 metra dhe Militao përmbysën përkohësisht për Real Madrid. Kur dukej se gjithçka do mbyllej për pjesën e parë, në minutën e 44 Garcia vendosi ekuilibrat për 2-2.
Pjesa e dytë ishte e luftuar, me arbitrin Munuera që nxori shtatë herë kartonin e verdhë dhe një herë të kuqin. I ndëshkuar edhe Ivan Balliu te Vallecano, me lojtarin e Kombëtares që i bën nder Barcelonës, skuadrës ku është formuar. Trejo në të 67 shënoi golin me vlerën e tri pikëve për vendasit. Real Madrid me 32 pikë mban vendin e dytë në klasifikim, dy pikë më pak se Barcelona kryesuese. Rayo Vallecano me 21 pikë merr vendin e tetë në klasifikim.
VIDEO/ Valverde 'lë nam' me Real Madridin, tifozi në ballkon pret topin e mesfushorit! 24 vjeçari bën gjuajtjen më të keqe në karrierë
Real Madrid humbje 3-2 me Rayo Vallecano në transfertë për javën e 13 në La Liga. Dueli nuk ishte në nivelin e pritur edhe për Federico Valverde. Mesfushori i Real Madrid po bën xhiron e mediave dhe këtë herë për gjuajtjen më të dobët. Në momentin që Real Madrid kërkonte golin e barazimit, uruguajani godet nga jashtë zone dhe e dërgon sferën jashtë stadiumit. Tifozët e Rayo që po e ndiqnim ndeshjen nga një ballkon banese pas porte kanë filmuar gjuajtjen, teksa topi përfundoi në duart e tyre.
Nuk ishte turperim,por ne te vertete mbreme ishte nje super Rajo.Kedo te kishte para do ta kishte mundur.
Përgjigju