Televizioni shtetëror sirian pretendon se mbrojtja ajrore e Assadit i ka bërë ballë një “agresioni të ri”, duke rrëzuar “nëntë raketa izraelite” mbi zonën e Homsit në zonën qendrore të vendit.
Televizioni shtetëror shfaqi fotografitë e një rakete që u rrëzua në qiellin mbi bazën ajrore, vetëm disa ditë pas sulmit të SHBA, Britanisë dhe Francës ndaj objektivave siriane si kundërpërgjigje për një sulm të dyshuar kimik mbi qytetin e Doumas, pak larg Damaskut.
Media Qendrore siriane e drejtuar nga qeveria tha se raketat kishin si objektiv bazën ajrore të Shayratit në Homs.
Ajo nuk e shtjelloi dhe nuk tha se kush i ndërmori bombardimet ajrore në orët e para të së martës në mëngjes.
Një burim ushtarak tha për The Sun se të paktën nëntë raketa u shpërthyen në ajër dhe mediat sociale lokale akuzuan Izraelin për këtë sulm.
Video gjatë një alarmi të rremë, mbrojtja ajrore siriane lëshon raketat