Kupa e Turqisë është në raundin e 1/16. Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj i ka dhënë kualifikimin Sivassporit duke u futur nga stoli dhe gjetur golin e fitores 3-2. Ekipi i lushnjarit mposhti në shtëpi Kocierengucu.
Erdal dhe Koita shënuan për vendasit, teksa Dembele barazoi për miqtë me dopietë. Kur u duk se shifrat ishin të mbërthyera në barazim, Rey Manaj shënoi golin e fitores në të 81 minutë. Një pasim i Barrou bëri që sulmuesi të përshëndeste për herë të 12-të rrjetën këtë sezon dhe vetëm pas 21 minutave në fushë, i futur nga stoli t'i jepte kualifikimin të tijve me një "predhë" nga jashtë zonës.
Ky duket një sezon fantastik për Manaj, që ka gjetur veten në Turqi dhe kjo pas rikuperimit nga një dëmtim i rëndë.