FLORIDA, Fort Lauderdale - Lionel Messi ka marrë 'për dore' Inter Miamin dhe me dopietën e tij i ka dhënë fitoren 3-1 kundër Nashville, në sfidën e parë play-off në MLS.
Në stadiumin "Chase", Messi kaloi ekipin e tij në epërsi pas 19 minutave lojë. Vendasit ngulmuan në një aksion, përfituan topin dhe 'Pleshti' pasoi për Suarez, me këtë të fundit që pa lëvizjen e Messit dhe hodhi një top "të ëmbël" në zonë. Messi nuk u mendua dy herë dhe me kokë shënoi një 'penallti në lëvizje'.
Pjesa e parë u mbyll 1-0 për vendasit, teksa Messi ishte protagonist edhe në golin e dytë për të tijët. Messi nisi aksionin në minutën e 62-të dhe Fray pasoi për Allende që shënoi me kokë. Në shtesën e gjashtë, Messi përfitoi nga një gabim i prapavijës mike dhe nga pranë portës nuk e kishte të vështirë të shënonte dopietën personale dhe golin e tretë për Inter Miamin. Golin e 'flamurit' për Nashville e shënoi Mukhtar në minutën 90+11 nga goditja e dënimit.
Tanimë dy skuadrat do ndeshen edhe në sfidën e kthimit, por Inter Miami ka një avantazh të konsiderueshëm dhe nëse kalo këtë tur, në atë të radhës do gjejë përballë fituesin e çiftit Cincinnati - Columbus (0-0 ndeshja e parë).
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Shkurt, 17:02
Si e vlerësoni sulmin e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit?
-
I drejtë
48%
-
I gabuar
39.6%
-
Jam i/e dyzuar
12.4%
Vota total: 2094
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Baza MAGA kundër Trump-it, habit mbështetësi i 'flaktë': Sulmi ndaj Iranit i neveritshëm dhe i lig
1 Mars, 16:49
-
Dosja Epstein/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies! ‘Skuadra’ e mjekëve (bashkëpunues) të financierit pedofil
1 Mars, 16:40
-
Nga makthi i Bagdadit të vitit 2003 te Teherani në vitin 2026, cilat janë rreziqet për SHBA-të?
1 Mars, 15:29
-
Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit dhe bazave amerikane, Spiropali: Liria sot ka fytyrën e vajzave dhe grave iraniane
1 Mars, 13:14
-
U gjet nga CIA dhe u vra nga Izraeli, pas ‘kuintave’ të operacionit për vrasjen e Khameneit
1 Mars, 12:40
-
Lufta në Iran, Albin Kurti thërret në mbledhje të jashtëzakonshme Këshillin e Sigurisë: Qëndrojmë të palëkundur krah aleatëve strategjikë
1 Mars, 10:46
-
Raketat iraniane mbi Emiratet e Bashkuara Arabe, Rama: Sulm ndaj një kombi sovran! Solidaritet i plotë, komuniteti ndërkombëtar të flasë qartazi
1 Mars, 09:10
-
Sulmet në Iran/ Teherani e konfirmon: Khamenei vdiq! Mister fati i ish-presidentit Ahmadinejad! Ministri i Jashtëm iranian: Të hapur për dialog! Trump: Do të flas me udhëheqësit e tyre të rinj
1 Mars, 07:31
-
Sulmet në Iran/ Izraeli: Ali Khamenei ka vdekur, trupi i tij është gjetur
28 Shkurt, 20:50
-
Sulmet në Iran/ Netanyahu: Ka shenja që Khamenei është i vdekur! Operacionin e drejtoi Trump
28 Shkurt, 20:27
-
Kryebashkiaku i New York-ut dënon sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran: Amerikanët nuk e duan këtë, ata duan paqe!
28 Shkurt, 20:20
-
Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran, reagon Erdogan: Filluan nga provokimet e Netanyahut! Rikthehuni në tryezën e negociatave
28 Shkurt, 19:07