Serie A e futbollit në Itali ka vijuar këtë të dielë me ndeshjet e raundit të 14-të. Në stadiumin "Unipol Domus", vendasit e Cagliarit fituan 1-0 kundër Romës, duke i shkaktuar ekipit të Gasperinit humbjen e dytë radhazi ose të tretën në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit.
Për më shumë se 40 minuta Roma luajti me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Celik në minutën e 52-të. Goli i vetëm i ndeshjes dhe ai që i dha fitoren vendasve u shënua nga Gianluca Gaetano, tetë minuta para fundit.
Në ndeshjen tjetër të ditës, Cremonese fitoi 2-0 kundër Lecces me golat e Bonazzoli dhe Sanabria.
Komente









