VIDEO + FOTO/ Itali, rrëzohet avioni i forcave ajrore shpëton piloti por vdes vazja 5 vjeçe e familjes që kishte ndaluar të shikonte spektaklin! Vëllai dhe prindërit rëndë në spital

Një avion i forcave ajrore italiane, pjesë e patrullës 'Frecce Tricolori' (Shigjetat tringjyrëshe) u përplas në aeroportin Caselle të Torinos teksa po kryente stërvitje pasditen e së shtunës, 16 shtator 2023.

Në një video të publikuar në mediat italiane duket që avioni MB-339 humb kontrollin dhe rrëzohet në fund të pistët duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm që i mori jetën një vajze 5 vjeçe. E vogla së bashku me të familjen e saj ishte ndalur për të parë veprimet akrobatike të avionëve. Ndërkohë piloti arriti të shpëtonte pasi shtypi parashutën vetëm disa sekonda para se avioni të përplasej me tokën.

Aksidenti, me sa duket, është shkaktuar nga një zog i cili, menjëherë pas ngritjes, është thithur në turbinën e motorit të avionit (i cili në formacion ishte "Pony 4", pra i dyti në të majtë të drejtuesit të skuadriljes). Megjithatë, midis hipotezave, nuk përjashtohet mundësia e një defekti në motor

Në momentin kur është rrëzuar avioni është përplasur në fund të pistët me disa makina në fund të pistës. Në njërën prej këtyre makinave ndodhej vajza 5 vjeçe e cila humbi jetën, i vëllai 9 vjeç që është plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin Regina Margherita. Edhe prindërit e dy fëmijëve janë plagosur dhe ndodhen në spitalin San Giovanni Bosco ku ndodhet edhe piloti i avionit.

Avionët kishin mbërritur në Torino për të marrë pjesë në një  performancë që ishte planifikuar të mbahej të dielën me rastin e njëqindvjetorit të aeronautikës ushtarake, por pas këtij incidenti është anuluar.

Lajmi ne perditesim 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Skënderbeu fiton 1-0 ndaj Erzenit dhe bën 'lëmsh' garën për titullin! Dinamo dhe Laçi paqe pa gola

Renditja/ Skënderbeu fiton 1-0 ndaj Erzenit dhe bën 'lëmsh' garën për titullin! Dinamo dhe Laçi paqe pa gola