‘’Pokemon Go’’ është një nga lojërat më të preferuara dhe të komentuara të momentit. Jo të pakta kanë qenë rastet kur pasojat e tij kanë qenë të rënda duke shkaktuar edhe vdekjen e përdoruesve, por përveç rolit argëtues dhe efekteve anësore negative ka edhe efekt pozitiv.
 
17-vjeçari Adam vuan nga autizmi dhe për 5 vite ka preferuar që të qëndrojë i mbyllur në shtëpi por tashmë ai ka zbuluar ‘’Pokemon Go’’ që e ka ndihmuar t’i rikthehet jetës dhe natyrës nga e cila ishte izoluar prej kohësh.