Interi arriti të fitojë 2:1 miqësoren përballë Chelsea në Singapor. 

Kjo është fitorja e dytë radhazi e italianëve, pas asaj ndaj Bayern Munchen 2 ditë më parë me shifrat 2:0.

Por sfida ndaj bluve të Londrës do të mbahet mend gjatë për një episod të shënuar në këtë takim. Goli i vetëm për ekipin e Antonio Contes u shënua nga një autobol i mbrojtësit të Inter, Kondogbia.

Ai shënoi në portën e skuadrës së tij pas një gjuajtje nga 40 metra. 

Mediat e kanë cilësuar si autogoli i vitit. Për më tepër shihni videon e cila nuk duhet humbur.   

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com