Vështroni me vëmendje pikën e gjelbër që ndodhet në qendër të figurës. Vëreni ndonjë gjë të pazakontë? Përveç ndonjë marramendjeje, pamja do t'ju shkaktojë dhe një verbim të papritur.

Por mos u shqetësoni, është mendja juaj ajo që luan me ju. Ndërsa fokusoheni tek pika në qendër dhe figura lëviz, do të vëreni që pikat e verdha do të zhduken. Nëse largoni shikimin nga qendra, pikat e verdha do të shfaqen sërish.

Fenomeni që ndodh quhet 'verbim i induktuar nga lëvizja', asgjë nuk ndodh realisht, thjesht mendja dhe syri juaj i percepton ashtu.