VIDEO/ Juventus fiton me Fiorentinën në Torino, Sassuolo 'shqiptare' del me pikë nga Udine

Serie A është në ditën e dytë për javën e 22-të të kampionatit. Spektakli i futbollit italian nisi në 12:30, me Udinesen dhe Sassolon që barazuan 2-2. Bologna humbi 0-1 me Monza-n, teksa në 18:00 Juventus fitoi 1-0 me Fiorentinën.

Në "Dacia Arena", Udinese vendase barazoi 2-2 me Sassuolon. Protagonist te miqtë ishte edhe Nedim Bajrami, afrimi i fundit i merkatos së janarit. Shqiptari "gatoi" golin e barazimit 2-2, teksa autogoli i Perez i jep një pikë skuadrës së Sassuolos. Ndeshja nisi mirë për vendasit, që shënuan me Udogie që në minutën e parë. Sassuolo u kundërpërgjigj me Henrique në minutën e gjashtë, teksa në minutën e 12-të Bajrami zuri vendin e Berardit. Në të 28 minutë Bijol kaloi sërish në avantazh Udinesen, ndërsa në fundin e pjesës së parë miqtë barazuan për 2-2. Një krosim nga e djathta e sulmit nga Bajrami, bëri që Perez të dërgonte sferën në portën e tij. Me 30 pikë Sassuolo mban vendin e tetë, ndërsa me 24 pikë Sassuolo mban vendin e 15-të.

Juventusi fitoi 1-0 me Fiorentinën për javën e 22-të në Serie A. "Zonja" merr fitoren e dytë radhazi pas heqjes së 15 pikëve nga drejtësia sportive dhe për momentin mban vendin e nëntë në renditje. Bardhezinjtë iu falën golit të Rabiot në minutën e 34, me francezi që shënoi pas asistit të Di Marias. Në pjesën e dytë VAR anulloi dy gola për punë milimetrash. Vlahovic në të 59 shënoi për Juventus, me pozicionin që ishte jashtë loje, teksa fat të njëjtë edhe për Castrovillin që barazoi duelin por goli u anullua pas konsultës me VAR. Me 29 pikë Juve gjendet e nënta në renditje, teksa Fiore me 24 pikë mban vendin e 14-të.

Serie A - java 22:

E diel

12:30 Udinese 2-2 Sassuolo

15:00 Bologna 0-1 Monza

18:00 Juventus 1-0 Fiorentina

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:59
VIDEO/ Juventus fiton me 'shpirt ndër dhëmbë', bardhezinjtë shkojnë në vendin e 9-të

Juventusi fitoi 1-0 me Fiorentinën për javën e 22-të në Serie A. "Zonja" merr fitoren e dytë radhazi pas heqjes së 15 pikëve nga drejtësia sportive dhe për momentin mban vendin e nëntë në renditje. Bardhezinjtë iu falën golit të Rabiot në minutën e 34, me francezi që shënoi pas asistit të Di Marias. Në pjesën e dytë VAR anulloi dy gola për punë milimetrash. Vlahovic në të 59 shënoi për Juventus, me pozicionin që ishte jashtë loje, teksa fat të njëjtë edhe për Castrovillin që barazoi duelin por goli u anullua pas konsultës me VAR. Me 29 pikë Juve gjendet e nënta në renditje, teksa Fiore me 24 pikë mban vendin e 14-të.

Ora 14:36
VIDEO/ Nedim Bajrami 'gatuan' golin e parë, Sassuolo merr një pikë në transfertë

Në "Dacia Arena", Udinese vendase barazoi 2-2 me Sassuolon. Protagonist te miqtë ishte edhe Nedim Bajrami, afrimi i fundit i merkatos së janarit. Shqiptari "gatoi" golin e barazimit 2-2, teksa autogoli i Perez i jep një pikë skuadrës së Sassuolos. Ndeshja nisi mirë për vendasit, që shënuan me Udogie që në minutën e parë. Sassuolo u kundërpërgjigj me Henrique në minutën e gjashtë, teksa në minutën e 12-të Bajrami zuri vendin e Berardit. Në të 28 minutë Bijol kaloi sërish në avantazh Udinesen, ndërsa në fundin e pjesës së parë miqtë barazuan për 2-2. Një krosim nga e djathta e sulmit nga Bajrami, bëri që Perez të dërgonte sferën në portën e tij. Me 30 pikë Sassuolo mban vendin e tetë, ndërsa me 24 pikë Sassuolo mban vendin e 15-të.

S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!