VIDEO/ Sërish dopietë dhe 'perlë' nga goditja e dënimit, Messi fantastik me Interin! 8 gola dhe penallti në Teksas

VIDEO/ Sërish dopietë dhe 'perlë' nga goditja e dënimit, Messi fantastik me Interin! 8 gola dhe penallti në Teksas

Festa e Lionel Messit

SHBA - Inter Miami kaloi në turin çerekfinal të Kupës së Ligës në SHBA. Të udhëhequr nga Lionel Messi, Inter Miami kaloi në transfertën e Teksasit skuadrën e Dallas. Në fund të 90 minutave të rregullta, sfida përfundoi 4-4 mes spektaklit. Në fund dueli u vendos nga pika e bardhë e penalltisë, me skuadrën e Tata Martinos që kalon më tej.

Lionel Messi edhe njëherë u tregua fantastik në fushë, duke realizuar dopietë dhe kapur "për dore" të tijtë. Në katër ndeshjet e zhvilluara për të në SHBA, "Pleshti" ia ka dalë të shënojë shtatë gola, teksa në tre ndeshje ka realizuar dopietë. Përballja u hap nga kampioni i botës në të gjashtën minutë, teksa pas një asisti të Jordi Albas e dërgoi sferën në rrjetë.

Vendasit më pas përmbysën që në pjesën e parë me Quignon dhe Kamungo, për të shënuar të tretin edhe me Velasco. Cremaschi shkurtoi për Miamin në 3-2, teksa Taylor me autogol dërgoi shifrat në 4-2 për Dallas. Në 10 minutat e fundit Inter barazoi me autogolin e Farfan dhe "perlën" e Messit nga goditja e dënimit, për ta dërguar ndeshjen në 4-4.

Pas 90 minutave ishte "ruleta ruse" që vendosi fituesin. 5-3 fitoi Miami nga penalltitë, me Messin, Busquets, Campana, Miller dhe Cremaschi që shënuan. Te Dallas shënuan Arriola, Quignon dhe Ferreira, ndërsa Pomykal gaboi. Me këtë fitore Inter Miami me Messin në krye kalojnë në turin e radhës së Kupën e Ligës në SHBA.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:12
Si një ultras, Beckham feston ndryshe golin e Messit nga goditja e dënimit (VIDEO)

Lionel Messi ishte vendimtar në kalimin e Inter Miami në çerkfinalet e Kupës së Ligës. "Pleshti" shënoi dopietë dhe vetëm pesë minuta nga fundi e dërgoi ndeshjen te penalltitë, me kohën e rregullt që u mbyll 4-4. Pas golit të katërt në të 85 minutë, pronari i Inter Miami, David Beckham festoi si ultras për golin e argjentinasit nga goditja e dënimit. Pas penalltive Inter Miami kaloi më tej duke mundur Dallasin. Në katër ndeshje me Miamin, Messi ia ka dalë të shënojë shtatë gola, teksa ka realizuar tre dopieta.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 07/08/2023 09:41

    Ne Usa,Messi do te beje nga 3-4 gola per ndeshje.Kampionati,MSL,eshte shume e dobet.Messi eshte shume ne rregull aty,derisa marketigu funksionon per mrekulli,companya fiton.Messi ne kete campionat mund te luaje deri 60 vjeç.

    Përgjigju
    • Askushi: 07/08/2023 15:14

      Messi dhe 2 vjet luante rehan ne europe.por lojtari i madh ktu ben dallimin.te mbahet mend gnithmone si lojtar imadh.ne usa do frstoj golin e 1000 ne karriere.asnji si Messi.fati jon qe na e solli zot ta shihnim

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Basha me shqiptarët në Lombardi: Kasta e vjetër politike komplot kundër votës së emigrantëve! Nuk ka asgjë të pamundur për realizimin, ju shohin si rrezik

Basha me shqiptarët në Lombardi: Kasta e vjetër politike komplot kundër votës së emigrantëve! Nuk ka asgjë të pamundur për realizimin, ju shohin si rrezik