Video/ Shalqi me shumicë në Lezhë, por s'ka blerës! Po kalbet në fushë! Çfarë thonë fermerët dhe ekspertët

Prodhimi i shalqinit në fushen e Lezhës është rritur këtë vit. Mbi 350 hektarë rezultojne të mbjella më këtë kulture në Zadrimë dhe Torovicë.

Çmimi me shumice eshte 15 lek per kg, por problem për fermret mbetet mungesa e tregut. Shalqini po kalbet në fushë, pasi pavarësisht çmimit të ulet ata s’kane ku ta shesin.

“Kemi mbjell shumë se u rrejtëm nga viti i kaluar por sivjet ka dallim si dita me natën. Ka rënë shumë tregu, nuk shitet fare, rrezikojmë me falimentu. Aktualisht e shesim me 15 lek për kg, por as me këtë çmim të ulët s'ka blerës. Eksport nuk ka fare këtë vit” .

Eksperti i bujqësisë në Lezhë, Preng Marku thote se shteti duhet të gjeje zgjidhje për të ngritur pika grumbullimi, për tju ardhur në ndihmë fermereve.

“Problemi është se nuk ka grumbullues në Lezhë.  Është shumë e domosdoshme të ketë pika grumbulluese të kontrolluara nga Ministria e Bujqësisë. Nëse nuk realizohet do të jetë shumë e vështirë për të gjitha kulturat bujqësore”, tha Marku.

Po keshtu thekson ai produkti nuk përmban pesticide pasi i është hedhur vetem pleh organik ndaj dhe shalqini është cilësor.

R.D/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kalbesira: 13/07/2024 16:51

    Ah ju kalbshin trute juve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë