Të paktën 7 persona kanë vdekur dhe 25 të tjerë janë plagosur pasi 158 makina u përplasën mëngjesin e së hënës në Luziana, SHBA për shkak të dukshmërisë së kufizuar të shkaktuar nga mjegulla. Numri i viktimave mund të rritet pasi ekipet e shpëtimit janë ende duke larguar automjetet nga vendi i ngjarjes.
Meteorologët thanë se mjegulla e dendur kishte bërë që dukshmëria të ishte në më pak se 10 metra. Tymi nga zjarret në zonë, i kombinuar me mjegullën e dendur të zhvilluar në zonë herët në mëngjesin e së hënës, duke sjellë shikueshmëri jashtëzakonisht të ulët. Në disa vende dukshmëria ishte afër zeros, raporton CNN.
Ndërsa, guvernatori i Luizianës u bëri thirrje njerëzve që të dhuronin gjak, duke shprehur ngushëllimet e tij për viktimat, duke shtuar 'lutem për të plagosurit".
Disa nga automjetet u dogjën pas përplasjes fillestare, thanë autoritetet. Një nga automjetet e përfshira ishte një kamion cisternë që mbante “lëng të rrezikshëm”, tha policia pa dhënë detaje mbi substancën. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë makina të shkatërruara dhe të grumbulluara njëra mbi tjetrën.
Njëri nga shoferët ka treguar për mediat vendase se: “Unë kisha shtypur tashmë frenat për të ngadalësuar shpejtësinë kur një automjet tjetër më goditi.”, tha 41 vjeçari Christopher Kohl.
“Gjithçka që mund të dëgjoja për 30 minuta ishte përplasja e automjeteve”, tha një shofer tjetër.
S.S/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
36.8%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 655
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump
24 Dhjetor, 19:39
-
Ndalimet e udhëtimit në SHBA, reagime të zemëruara në Europë
24 Dhjetor, 16:40
-
Veton Surroi: Një spirancë amerikane për Ballkanin Perëndimor
24 Dhjetor, 13:08
-
NBA/ Spurs thyen Oklahomën, Detroit dhe Chicago bëjnë detyrën! Humbje për LA Lakers e Miamin
24 Dhjetor, 09:38
-
Udhëtimet e Trump, një video e rreme dhe 10 bashkëpunëtorë të mundshëm! Një përmbledhje nga dosjet e reja të Epstein
24 Dhjetor, 08:37
-
Trump 'i pari', nga ambiciet e tij për Groenlandën te 'flota e artë' dhe spastrimi i ambasadorëve! Megalomania e presidentit
24 Dhjetor, 07:58
-
SHBA-të nuk u japin viza ish-komisionerit të BE-së Breton dhe katër figurave të tjera evropiane
24 Dhjetor, 07:18
-
Gjykata Supreme hedh 'poshtë' vendimin e Trump, ndalon vendosjen e ushtarëve të Gardës Kombëtare në Çikago
24 Dhjetor, 07:12
-
Trump rrit me 1% pagat e punonjësve federalë
23 Dhjetor, 22:47
-
Venezuela miraton ligjin kundër piraterisë dhe bllokadave pas sekuestrimeve nga SHBA
23 Dhjetor, 22:03
-
Fiton strategjia e Trump me tarifat doganore? Ekonomia amerikane shënon rritjen më të shpejtë në dy vitet e fundit
23 Dhjetor, 19:56
-
Rasti Epstein/ Zbulime të reja rreth Trump: Ai udhëtoi të paktën 8 herë me avionin e financierit
23 Dhjetor, 18:54