SHBA - Shërbimi Sekret amerikan u detyrua të largonte nga podiumi kandidatin republikan Donald Trump, pasi një person nga turma u dëgjua duke thirrur "armë". Incidenti ndodhi të shtunën në Nevada, ku kandidati republikan po zhvillonte një takim elektoral, dy ditë përpara zgjedhjeve.
Personi që thirri armë dhe tentoi të ngjitej në podiumin ku po fliste Trump u identifikua si Austyn Crites. Ai u neutralizua menjëherë nga agjentët e shërbimit sekret dhe forcat SWAT, por realisht qytetari nuk kishte asnjë armë me vete.
Pas disa çastesh Donald Trump u rikthye në podium dhe vijoi fjalimin e tij, duke falenderuar agjentët e Shërbimit Sekret.
"Nuk do të jetë e lehtë për ne. Ne kurrë nuk do të ndalemi. Dua të falënderoj Shërbimin Sekret, këta njerëz janë fantastike", tha Trump.
Ndërkohë një zyrtar amerikan i tha CNN-it, se ndaj Austyn Crites nuk u ngrit asnjë akuzë dhe ai u lirua pas disa orësh.
Pasi u lirua Crites u tha gazetarëve se incidenti nisi kur ai ngriti një banderolë ku shkruhej "Republikanët kundër Trump". Ai tha se ishte sulmuar nga mbështetësit e Donald Trump dhe më pas dikush kishte thirrur 'armë'.
[gallery]19504[/gallery]
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO