Ndërhyrja e rreth 20 nxënësve rezultoi në shpëtimin e jetës së një nëne dhe dy fëmijëve të saj 2 dhe 3 vjeç në SHBA, ku u bllokuan nën rrotat e një makine që i tërhoqi zvarrë jashtë një shkolle.
Bridget Ponson ishte së bashku me dy fëmijët e saj Archerin 2-vjeçar dhe Brightly 3-vjeçarin të martën pasdite jashtë shkollës ku ajo punonte, kur një shofer i goditi nga mbrapa. Shoferi tha se nuk mund të shikonte për shkak të diellit dhe i përplasi.
Siç shihet në videon e kamerave të sigurisë, një grup prej rreth 20 studentësh vrapuan në ndihmë të nënës dhe dy fëmijëve, raporton New York Post.
"Dëgjova zhurmë dhe dikë duke thënë “eja të ndihmosh” kështu që vrapova. U mblodhëm të gjithë dhe filluam të ngrinim makinën në duar”, u shpreh një nga studentët që ndihmoi në shpëtimin e nënës dhe fëmijëve.
“Pashë poshtë makinës dhe vura re një nga djemtë. Nëna e tij bërtiste “ndihmë, ndihmë”. Në fillim u trondita, por më pas mendova për nënën time dhe çfarë do të bënte dikush tjetër për ta ndihmuar atë”, tha një tjetër studente.
Kur fëmijët ngritën makinën, një personel i Forcave Ajrore të SHBA-së mori nënën dhe fëmijët. 3-vjeçarja arriti të zvarritet vetë ndërsa 15 sekonda më vonë piloti shpëtoi djalin 2-vjeçar që ishte ende në krahët e nënës së tij.
Dy fëmijët nuk u plagosën rëndë ndryshe nga nëna e tyre, e cila duhet t’i nënshtrohet disa operacioneve, pasi pësoi disa lëndime duke u përpjekur të mbronte djalin e saj që kishte në krah.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
53.8%
-
Jo
34.8%
-
Nuk kam mendim
11.5%
Vota total: 2610
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Artemis II, misioni hapësinor i NASA-s niset drejt Hënës, rikthim historik pas 54 vitesh (VIDEO)
1 Prill, 23:28
-
Trump ripërsërit deklaratën: Po shqyrtojmë largimin e SHBA-së nga NATO
1 Prill, 22:35
-
Pasagjeri në Seattle tmerrohet për vdekje, 26-vjeçari e shtyn në shinat e e trenit! Deklarata e autorit para gjykatës: Mund të ketë qenë binjaku im
1 Prill, 18:58
-
Presidenti Trump bisedë telefonike me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, e informon për një armëpushim të mundshëm me Iranin
1 Prill, 18:36
-
Europa s'ka strategji për luftën me Iranin, Financial Times: Rrezikon të paguajë më shumë se SHBA-të
1 Prill, 16:16
-
'Punoni nga shtëpia', BE shtrëngon rripin prej krizës së naftës, Komisioneri Jorgensen: Duhet të kursejmë, normaliteti është larg
1 Prill, 15:20
-
Lufta në Iran, Trump: Presidenti i ri kërkon armëpushim! Mendoj të largohemi nga NATO! Starmer: Samit ndërkombëtar për hapjen e Hormuzit
1 Prill, 07:20
-
Trump: Franca nuk na ndihmoi aspak kundër ‘kasapit’ të Iranit, ne nuk do ta harrojmë këtë
31 Mars, 16:17
-
Malet, shkretëtirat dhe vijat bregdetare: Gjeografia e Iranit e bën shumë të vështirë një ndërhyrje tokësore! Çfarë është strategjia ‘mozaik’ e përdorur nga Pasdaranët?
31 Mars, 16:15
-
Italia ndalon uljen e avionëve bombardues amerikanë në bazën e Siçilisë, Meloni: Marrëdhëniet me SHBA-të mbeten të qëndrueshme
31 Mars, 13:08
-
Paradoksi i naftës, si po pasurohet Teherani nga lufta
31 Mars, 08:58
-
Lufta/ Pakistani dhe Kina prezantojnë planin e paqes: 5 pikat kyçe! Një gazetare amerikane u rrëmbye dhe më pas u lirua në Irak! Irani: Duam t’i japim fund konfliktit, por duhen garanci
31 Mars, 07:06