Ndërhyrja e rreth 20 nxënësve rezultoi në shpëtimin e jetës së një nëne dhe dy fëmijëve të saj 2 dhe 3 vjeç në SHBA, ku u bllokuan nën rrotat e një makine që i tërhoqi zvarrë jashtë një shkolle.
Bridget Ponson ishte së bashku me dy fëmijët e saj Archerin 2-vjeçar dhe Brightly 3-vjeçarin të martën pasdite jashtë shkollës ku ajo punonte, kur një shofer i goditi nga mbrapa. Shoferi tha se nuk mund të shikonte për shkak të diellit dhe i përplasi.
Siç shihet në videon e kamerave të sigurisë, një grup prej rreth 20 studentësh vrapuan në ndihmë të nënës dhe dy fëmijëve, raporton New York Post.
"Dëgjova zhurmë dhe dikë duke thënë “eja të ndihmosh” kështu që vrapova. U mblodhëm të gjithë dhe filluam të ngrinim makinën në duar”, u shpreh një nga studentët që ndihmoi në shpëtimin e nënës dhe fëmijëve.
“Pashë poshtë makinës dhe vura re një nga djemtë. Nëna e tij bërtiste “ndihmë, ndihmë”. Në fillim u trondita, por më pas mendova për nënën time dhe çfarë do të bënte dikush tjetër për ta ndihmuar atë”, tha një tjetër studente.
Kur fëmijët ngritën makinën, një personel i Forcave Ajrore të SHBA-së mori nënën dhe fëmijët. 3-vjeçarja arriti të zvarritet vetë ndërsa 15 sekonda më vonë piloti shpëtoi djalin 2-vjeçar që ishte ende në krahët e nënës së tij.
Dy fëmijët nuk u plagosën rëndë ndryshe nga nëna e tyre, e cila duhet t’i nënshtrohet disa operacioneve, pasi pësoi disa lëndime duke u përpjekur të mbronte djalin e saj që kishte në krah.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
53.3%
-
Keq
34.9%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 739
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Marrja me forcë e Groenlandës do të sillte fundin e NATOs'! Komisioneri Europian ngre alarmin për pasojat e konfliktit me SHBA-të
12 Janar, 14:14
-
'Po investojmë dhe po përshpejtojmë punën tonë në ishullin artik', Von der Leyen: Groenlandën dhe Ukrainën i kemi prioritetet
12 Janar, 10:58
-
CNN: Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së
11 Janar, 19:21
-
Trump paralajmëron Kubën: Ju duhet të bëni një marrëveshje me ne para se të jetë vonë! S'ka më para dhe naftë nga Venezuela
11 Janar, 15:56
-
538 të vrarë nga protestat në Iran dhe 10 mijë të arrestuar, Trump: Gati të ndërhyjmë! Shteti islamik përgjigjet: Do sulmojmë SHBA dhe Izraelin
11 Janar, 15:06
-
Shtatë ditët e para të Delcy Rodríguez si presidente e Venezuelës: Marrëveshja, debatet e brendshme dhe kërkesat e Trumpit
11 Janar, 11:30
-
‘Jemi mirë, unë jam luftëtar’, Maduro i dërgoi mesazh nga burgu në SHBA, i biri zbardh detaje: Nuk duhet të jemi të trishtuar, por të bashkuar
11 Janar, 08:50
-
“Ndihma po vjen”, senatori republikan mesazh protestuesve në Iran: Makthi juaj po mbaron, trimëria që keni treguar është vënë re nga Trump
10 Janar, 22:36
-
SHBA-të kryejnë sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave të ISIS-it në të gjithë Sirinë
10 Janar, 22:05
-
Protesta masive në Iran, reagon Trump: SHBA-të janë të gatshme ta ndihmojnë vendin të gjejë lirinë
10 Janar, 21:06
-
Planet e SHBA-ve për aneksimin e Groenlandës, Ministria daneze e Mbrojtjes: Do të detyrohemi të përdorim armët!
10 Janar, 19:37
-
A do të jetë ndryshe kjo revoltë për Iranin: Pahlavi, SHBA-të dhe dy skenarët e rrezikshëm!
10 Janar, 18:18