Ngjarje e çuditshme në një ndeshje futbolli në Poloni. Në ligat e ulëta polake, autori i golit shkon të propozojë të dashurën për martesë por aty ka hasur në një ndodhi jo normale nga stafi i sigurisë së stadiumit. Personi i ngarkuar për të mbajtur larg tifozët nuk e ka ditur se vajza në fjalë ndodhej në pistë për një ngjarje të rëndësishme për të.
Ai e ka larguar me forcë të renë, teksa kaq ka mjaftuar që të përplaset me të dashurin e vajzës që në fakt ishte në gjunjë për t'i dhënë unazën. Me shokët e ekipit që ishin në dijeni të propozimit, ngjarja po bën xhiron e rrjetit. Situata u qetësua më pas, me çiftin që humbi momentin e befasisë. Më pas propozimi nuk mungoi.