VIDEO/ Shihni si sillen balenat
në oqean me sërfistin e pambrotju

VIDEO/ Shihni si sillen balenat<br />në oqean me sërfistin e pambrotju
Fotografi ajror Jaimen Hudson sapo dëgjoi gjatë fundjavës, se balenat 'luanin' jo shumë larg bregut në Exmouth, Australi, rrëmbeu mjetet e tij të punës dhe filmoi mikun e tij Dave Price, ndërsa qëndronte mbi një dërrasë sërfi në det të hapur.

Rezultati i filmimeve është i pabesueshëm. Dyshja e balenave shkoi aq pranë Price, sa skena dukej thuajse sureale ose e manipuluar me photoshop. Hudson vazhdonte të filmonte edhe pse balenat ishin aq pranë mikut të tij dhe mund ta shtypnin si një insekt.

"Balenat notuan drejt tij dhe dukeshin shumë paqësore, ndërsa notonin ngadalë",- tha fotografi për ABC. Ato duken vërtet të paqta, por kjo sjellje kaq e qetë mund të vijë edhe si pasojë e vetkënaqësisë që ndjejnë, duke e ditur se personi në mes të detit është totalisht në mëshirën e tyre.

Por mund të shpjegohet edhe me magjinë që të falin ujërat australianë dhe çdo gjë që jeton aty është e qetë dhe paqësore.

Këtë ndjesi do të merrni me siguri edhe pasi të shihni videon më poshtë:
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar