VIDEO/ Shkolla e terrorizmit
ISIS mëson fëmijët si të luftojnë

VIDEO/ Shkolla e terrorizmit<br />ISIS mëson fëmijët si të luftojnë
Përplasjet me armë janë shtuar së tepërmi gjatë muajve të fundit, me dhjetra e qindra luftëtarë talebanë të vrarë, veçanërisht në provincën e Nangarhar në Afganistan. ISIS ka mundur të tërheqë dhjetra talebanë të tjerë në rradhët e tij duke rritur dhe mësuar fëmijë të huaj nga Siria dhe Iraku.

Kamerat e Al Jazeera kanë mundur të hyjnë në një nga fortesat afgane të ISIS, ku fëmijë të vegjël mësohen si të luftojnë dhe t’i përkushtojnë të gjithë jetën e tyre ‘kalifatit’. Imazhet janë të frikshme, një burrë me kapuç i mëson djalit të vogël si ta mbajë armën, të shënjestrojë dhe të gjuajë.

Të tjerët në këmbë shohin skenën. Disa duket se po argëtohen, energjikë për eksperiencën që po provojnë. Ndihen të rritur. Nuk janë të vetëdijshëm për dramë që po jetojnë. ‘Mjeshtri’ i tregon më pas si të sillen me një kallashnikov, si të mbajnë bombën.

Ka të paktën tetë fëmijë në shkollën e terrorizmit. Në fund të pamjeve filmike dallohen dy prej tyre që mbajnë në dorë flamurin e ISIS. Kalifati e përmbushi misionin e tij, i tregoi botës si edukon brezat e tij. Sfida kundër tyre do të jetë e gjatë...
  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën