Një tjetër fabrikë është shkatërruar në Rusi si pasojë e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur pranë Moskës dhe fabrika prodhonte veshje ushtarake dhe antiplumba për ushtrinë e Presidentit rus, Vladimir Putin.
Ndërkohë, pronari i fabrikës Gavary Group është një prej të sanksionuarve nga Perëndimi, pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Më shumë se 100 zjarrfikës janë në gatishmëri për të vënë flakët nën kontroll, ndërsa autoritetet ruse kanë nisur menjëherë hetimet nëse në këtë ngjarje ka sërish “gisht” Ukraina.
Ngjarje të tillë në fabrikat ruse, të cilat kryesisht i vijnë në ndihmë ushtrisë, janë bërë të shpeshta në Rusi që prej 23 muajsh, atëherë kur Putin urdhëroi nisjen e luftës me Ukrainën.
Rikujtojmë se Ukraina goditi një fabrikë ruse të barutit dhe një fabrikë raketash në një sulm të dyshuar me dron kamikaze në nëntor 2023, raporton Daily Mail.
Pamjet treguan një shpërthim dhe zjarr masiv në fabrikën e barutit në rajonin e Tambovit. Vendasit dëgjuan një shpërthim para zjarrit gjigant në objektin që furnizon me municion ushtrinë ruse.
Rusia akuzoi gjithashtu Ukrainën për kryerjen e “një akti të terrorizmit” pasi një termocentral u shënjestrua në një sulm me dron në tetor 2023. Dhe muajin e kaluar një tren që përmbante municione nga Koreja e Veriut u hodh në erë nga forcat speciale ukrainase.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
56.8%
-
Jo
31.7%
-
Nuk kam mendim
11.5%
Vota total: 556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Putini përgjysmon çmimin e gazit për Serbinë, Vuçiç; Kemi furnizim më të lirë se Europa për 3 muaj
30 Mars, 16:39
-
Zgjatet kontrata, Serbia arrin marrëveshje të re për furnizimin me gaz nga Rusia
30 Mars, 15:41
-
Putin dhe Vuçiç bisedë telefonike, presidenti serb shpreh i mirënjohje për furnizimin e vendit me gaz rus
30 Mars, 14:02
-
Goditet me dron terminali kyç i Rusisë për eksportet e naftës, pas sulmit dyshohet se ‘fshihet’ Ukraina
29 Mars, 15:00
-
Vladimir Putin u ka kërkuar ndihmë oligarkëve rusë, sepse kostoja e luftës kundër Ukrainës është jashtë kontrollit
29 Mars, 09:28
-
Si kërcënimi rus po e transformon Gjermaninë në fuqinë më të madhe ushtarake të Europës
27 Mars, 18:14
-
Lufta në Ukrainë rëndon financat e Rusisë, Putin 'troket' te oligarkët dhe kërkon më shumë para
27 Mars, 16:38
-
Raporti vjetor i NATO-s: Rusia, kërcënimi më i madh për sigurinë, paqen dhe stabilitetin
26 Mars, 19:36
-
Shtroja këpucësh të mbushura me eksploziv për ushtarët rusë, operacioni i fshehtë i Kievit
25 Mars, 17:10
-
Alban Daci: Gabimi strategjik i luftës së shpejtë, krahasimi ndërmjet strategjisë së Donald Trump ndaj Iran dhe asaj të Vladimir Putin në Ukrainë
23 Mars, 17:06
-
Moska dhe Kievi shkëmbejnë sulme me dronë pas bisedimeve SHBA-Ukrainë në Florida
23 Mars, 15:20
-
Dyshohet se informoi Moskën për diskutimet brenda BE-së, ministri i jashtëm hungarez në qendër të skandalit të përgjimeve në Budapest
23 Mars, 14:53