Kjo video është regjistruar nga kamerat e trupit  të patrullave në kryeqytet. Në video shihet një drejtues mjeti në gjendje të dehur që kundërshton efektivin e policisë sepse nuk do të bëjë testin e alkoolit. Më pas, ata e shoqërojnë në komisariat. 

Polici: Ç’a ka zonja është sëmurë që rri ashtu ?

Qytetari: Jo ore kapo jo se jemi kështu…

Polici: Jo të thithësh jo po leje se...

Qytetari: Po tani nuk ja vlen o burrë.

Qytetari 2O vëlla lërë të ikim se s’ja vlen.

Polici: Po lëre tani ja vlen s’ja vlen, po bëj atë që të thonë se është më mirë për ty. E kupton?

Qytetari 2: O byrazer na lër të ikim ne tani.

Polici: Dakort bashkë?

Qytetari: Dale pak o burrë , ore ç’a bëhet  këtu o vëlla?

Polici: Do të ikësh në shpi apo do të ikësh në komisariat?

Qytetari 2: O vëlla

Qytetari: Të ikim në shtëpi o vëlla.

Polici 2: Po fryji pra dhe ik në punën tënde.

Qytetari: Po ç’a t’i fryj unë po të them jam në hallin tim. Më lër të iki. Unë jam këtu nga Berati s’jam nga Fieri ore vëlla!

Polici 2: Ç’a po të bëjmë ne ty ?

Polici: Djali do të ikësh në Komisariat dhe mbrapa nuk do të dalëesh  do të lutem.

Polici 2: Fryji kësaj, fryje dhe ik.

Polici :Do ti frysh tre sekonda  pa shkëputje.

Qytetari: Dal se dal nga makina une ore.

Polici 2: Mos dil nga mjeti po të them o çun.

Qytetari : Dal nga mjeti ç’a do ti ?

Polici 2 : Po futu në mjet.

Qytetari: Ç’a do ti ore, ç’do ti vëlla?

Polici 2: Unë dua që ti të futesh në mjet

Qytetari :S’ja bëj borxh njeriu unë ore.

Polici 2 : Po merre çoje në Komisariat.

Qytetari: Ja e fryva ?

Polici : Mirë për 5 minuta  do bëjmë një tjetër dhe ...

Polici 2: Ti duhet të kesh parasysh... që testi  i parë  ty të ka dalë 0.85 mlg/litër, testi  i dytë  të ka dalë 0.90 mlg/litër