VIDEO/ Shoferi i ‘Mercedes’-it parakalon gabim ‘Toyota’-n dhe e hedh në kanal, nuk ka të lënduar! Shoqërohet shoferi i dyshuar, do i bëhet dhe test alkooli

Berat- Një aksident dramatik ka ndodhur pasditen e sotme (25 Gusht), në aksin kombëtar Berat-Dimal, në fshatin Moravë.

Drejtuesi i një mjet tip “Mercedes Benz” dyshohet se parakaloi gabim dhe detyroi të dilte nga aksi dhe të binte në kanal veturën tip “Toyota”.

Për fat të mirë drejtuesi i mjetit të dëmtuar nuk mori lëndime, teksa u shoqërua shoferi tjetër për t’u marrë në pyetje.

Policia vendore konfirmoi aksidentin dhe bëri me dije se makina “Mercedes” me targa KV3378B dyshohet se në shpejtësi ka parakaluar në mënyrë të gabuar mjetin “Toyota Corola”, me targa AB527IL.

Në tentativë për të shmangur përplasjen, drejtuesi i këtij të fundit ka kryer manovër duke u hedhur në kanalin anash rrugës, siç shihet edhe nga pamjet.

Policia Rrugore po kryen këqyrjen e vendngjarjes dhe pret ekspertimin auto-teknik, teksa drejtuesi i mjetit “Benz” u mor nën hetim për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe po i nënshtrohet gjithashtu testit të alkoolit.

Pasojat e aksidentit dhe policia në vendngjarje

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim