VIDEO/ Ekuador, të armatosur mësyjnë studion televizive gjatë transmetimit live, marrin peng panelistët e stafin

VIDEO/ Ekuador, të armatosur mësyjnë studion televizive gjatë transmetimit live, marrin peng panelistët e stafin

Publiku në Ekuador është shokuar nga një akt kriminal që ka ndodhur në një studio televizive gjatë një emisioni që po transmetohej live.

Një grup personazh të maskuar u futën të armatosur në studion televizive, skenë e cila u përcoll në të gjitha shtëpitë e qytetarëve të Ekuadorit.

Duke përdorur pistoleta, mitralozë dhe kallëpe dinamiti, kriminelët e maskuar sulmuan selinë e rrjetit TC Televisión në qytetin më të madh të Ekuadorit, Guayaquil.

Sipas mediave të huaja personat e armatosur po mbajnë peng njerëzit që ndodheshin në studio, ndërsa pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale.

Pengmarrja u transmetua drejtpërdrejt për të paktën 15 minuta përpara se sinjali të ndërpritej.

Pas incidentit, presidenti Daniel Noboa nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke shpallur një konflikt të armatosur të brendshëm dhe renditi disa grupe të krimit të organizuar si "organizata terroriste" dhe "aktorë joshtetërorë".

Të paktën shtatë policë janë rrëmbyer nga anëtarët e bandës që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

Masat u vendosën nga Presidenti Noboa pasi bosi i bandës Los Choneros u zhduk nga një burg i sigurisë maksimale të dielën, informon BBC.

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 10/01/2024 07:28

    Si shpellaret e Doktor Mortjes me 14 shtator

    Përgjigju
  • tini: 10/01/2024 06:20

    keshtu do behet dhe te ne .n.q s..nuk luftohet droga...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë