Një zjarr i madh shpërtheu në spitalin Gandhi në kryeqytetin iranian Teheran, ndërsa askush nuk është dëmtuar deri më tani nga incidenti, tha agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.
Zjarri u raportua në orën 19:00 me orën lokale, pas së cilës zjarrfikësit u dërguan menjëherë në vendngjarje, tha zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve të Teheranit, Jalal Maleki.
Ai tha se zjarrfikësit po bëjnë përpjekje për të vënë nën kontroll flakët dhe detaje të tjera do të njoftohen pas shuarjes së zjarrit.
Presidenti i spitalit tha se ana lindore e qendrës mjekësore ishte përfshirë nga zjarri dhe evakuimi i pacientëve ishte duke u zhvilluar. Bazuar në të dhënat fillestare, askush nuk është dëmtuar nga zjarri deri më tani, shtoi ai.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë iraniane Pedram Pakaein tha se asnjë nga personeli mjekësor apo pacientët nuk ishte dëmtuar nga zjarri dhe pacientët që ishin në gjendje kritike po transferoheshin në spitale të tjera në të gjithë Teheranin, duke theksuar se shkaku i incidentit ishte nën hetim, raporton Reuters.
Mohammad Esmaeil Tavakoli, kreu i Organizatës së Urgjencës Mjekësore të Teheranit, tha se dy autobusë të ambulancës, katër autoambulanca dhe dy automobila ishin dërguar në vendin e ngjarjes, duke shtuar se punonjësit e urgjencës së Teheranit ishin në gjendje gatishmërie.
Ehsan Momeni, zëvendës shefi i policisë së trafikut të Teheranit për operacionet, tha se kufizimet e trafikut ishin vendosur në rrugët përreth spitalit.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 13:11
Qeveria rikthen Bordin për naftën, a besoni se do mbahen çmimet nën kontroll?
-
Po
33.3%
-
Jo
59.9%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 2009
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Irani paralajmëron: Nëse SHBA-të pushtojnë ishullin Kharg, do të ndalojmë qarkullimin e anijeve në Detin e Kuq
21 Mars, 16:59
-
Mediat në Iran: Shpërthime të fuqishme në bazën amerikane në Bahrein, por edhe në zona të tjera të vendit
21 Mars, 16:36
-
Zjarr në një masiv pyjor në Kukës, flakët përfshijnë një sipërfaqe të konsiderueshme me lëndë drusore (VIDEO)
21 Mars, 15:22
-
Raketat iraniane shënjestrojnë bazën ushtarake anglo-amerikane në Diego Garcias! Ja pse Irani po synon këtë vend kyç për SHBA-në
21 Mars, 13:49
-
Politologu amerikan-iranian: Përgatitjet e SHBA-së për luftën në Iran duken të dobëta! Tani Trump ka mbetur pa aleatë dhe po sulmon Europën
21 Mars, 08:31
-
'Mungesë besnikërie ndaj shtetit', Irani përjashton për një foto sulmuesin kryesor para Kupës së Botës
20 Mars, 22:09
-
Në vitin 2025, mbi 10 mijë raste zjarri, raporti: Duhet logjistikë e kapacitete njerëzore të shtuara
20 Mars, 20:23
-
'Tërhiqet' Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz
20 Mars, 18:56
-
Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, Rusia është pothuajse fituese
20 Mars, 17:42
-
Lufta/ Londra autorizon Uashingtonin të përdorë bazat britanike për sulmet në Gjirin Persik! Media: SHBA po dërgon 2.500 marinsa dhe edhe tre anije të tjera luftarake në Lindjen e Mesme
20 Mars, 08:24
-
Irani tentativë për vrasjen e zyrtarëve të SHBA? Washington Post: Dronë misteriozë u zbuluan mbi bazën ku jetojnë sekretarët amerikanë Rubio dhe Hegseth
19 Mars, 16:17
-
Sulmet e Iranit, vendet arabe njëzëri: Të pajustifikueshme, të ndalojnë menjëherë!
19 Mars, 08:33