Video/ Shpërthimi i bombës
ndërpret këngën e vogëlushes siriane

Video/ Shpërthimi i bombës<br />ndërpret këngën e vogëlushes siriane
Një video e tmerrshme tregon një vogëlushe siriane që këndon e lumtur para kamerës përpara se një bombë të shpërthejë jashtë shtëpisë së saj.
 
Në momentin që ndërtesa tundet nga shpërthimi e vogla është zhvendosur me shpejtësi në dhomën tjetër. Duket se shpërthimi ka zgjatur deri ne fund të videos dhe nuk dihet nëse ndokush është lënduar.
 
Videoja që zgjat 40 sekonda është evidenca e fundit e vuajtjeve të fëmijëve gjatë konfliktit në Siri. Javën e kaluar e gjithë bota është tronditur nga pamjet e 5-vjeçarit Omran Daqneesh që qëndronte në ambulancë i plagosur por pa lot. Ndërkohë që pak ditë më pas u raportua se vëllai i tij 10-vjeçar humbi jetën.
 
Ky është realiteti i hidhur i fëmijëve në zonën e luftës. Realiteti i këngëve të lëna përgjysmë nga shpërthimet potenciale të çdo momenti.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës