44 vjeçari shqiptar Aldo Laçi ka ka pësuar atak kardiak gjatë momentit që është rrethuar nga policia italiane në aeroportin e Malpensës në Milano.
Sipas mediave italiane Aldo Laçi është ndjekur për disa minuta, madje nuk i është bindur kërkesës për të ndaluar, pasi vrapoj për disa metra derisa u arrestua nga policia. Siç duket edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë në aeroport, policia po përpiqet ti japi ndihmën e parë 44 vjeçarit por ka qenë e pamundur të shpëtonte.
Sipas autoriteteve italiane Aldo Laçi mësohet se ishte duke pritur bashkëshorten në aeroport por nuk i ka shpëtuar dot policisë italiane.
Pas ekspertizës Laçi rezultoi se kishte qenë nën efektin e kokainës.
Familja e Laçit ka kërkuar hetime për të zbardhur të plotë ngjarjen, ata pretendojnë se shkak për vdekjen e tij është bërë sulmi nga policia. Ndërsa Prokuroria e Busto Arsizio ka kërkuar mbylljen e çështjes, me pretendimin e mungesës së provave.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO