Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën efektivi i FNSH Ardian Kodra, Report Tv sjell pamje nga banesa e autorit në Torovicë, e cila për 5 orë u kthye në arenë lufte mes policisë dhe David Qoses.
Pas vrasjes së efektivit të policisë, David Qose u mbyll në banesën e tij, ndërsa u rrethua nga policia.
Pas shkëmbimit të zjarrit me policinë për mbi 5 orë, banesa është e shkatërruar dhe rrënuar plotësisht.
Çatia e shtëpisë ka rënë, tavani është shkatërruar, po ashtu orenditë dhe sendet e tjera të autorit të vrasjes.
David Qose jetonte i vetëm, pasi i ati i kishte vdekur, ndërsa nëna ishte zhvendosur në Itali ku jetonte me të bijën.
27-vjeçari njihej në zonë si person me probleme mendore, ndërsa ditën e enjte terrorizoi zonën duke qëlluar në ajër me armë.
Pas lajmërimit, FNSH nga Shkodra mbërriti me shpejtësi për ta neutralizuar, por Qose qëlloi në drejtim të efektivëve duke lënë të vdekur 50-vjeçarin Kodra.
Pas arrestimit Qose është sjellë drejt Tiranës ku do të merret në pyetje nga prokurorët e krimeve, ndërsa rrezikon burgimin e përjetshëm.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO