TIRANË- Altin Dumani, kryetari aktual i SPAK, 13 vite më parë ka treguar arsyen për mos thirrjen e Shkëlzen Berishës për hetime si të panevojshme nga kolegët e tij. Ai ka rrëfyer se aso kohe nuk është parë e nevojshme thirrja e tij si dëshmitar, ndonëse tani më me ndryshimet në sistemin e drejtësisë dhe Reformën e bërë, situata duket se ka ndryshuar.
“Kolegët prokuror gjatë hetimit paraprak të bërë në funksion të këtij procedimi penal kanë konkluduar se nuk ka qenë e nevojshme thirrja e tij si dëshmitar”, ka deklaruar më herët Dumani, në një dokumentar të realizuar nga Al Jazeer.
Ai tregon se nuk ka ndjerë presion nga politika.
“Ne si prokuror nuk kam ndjerë ndonjëherë presion politik, kjo është edhe përshtypja e kolegëve të mirë prokuror dhe përfaqësojmë akuzën”, ka treguar Dumani.
Sot Fatmir Mediu është marrë i pandehur, por para 13 vitesh, Dumani ka theksuar se një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur për shkak të imunitetit si deputet.
“I vetmi i pandehur që nuk është në atë sallë është ish ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu për të cilin ka qenë një proces gjyqësor në Gjykatën e lartë, i cili në shtator të 2009 e pushoi gjykimin, pushim që erdhi për shkaqe proceduriale që ka të bëjë me riveshjen e tij me imunitet”, tha Dumani në intervistën e tij 13 vite më parë.
Shkëlzen Berisha u thirr në SPAK në 26 janar ku tha se nuk ka asnjë lidhje me dosjen e Gërdecit. Për këtë çështje, i pandehuri i vetëm është ish ministri, Fatmir Mediu.
Keshtu ka qene dje,por sot kane ndryshuar gjerat si ne fushen politike ashtu dhe ne sistemin gjyqesor.Dje ne krye te SPAKUT ishte Kraja qe i fuste dosjet e Like Berishes poshte e me poshte ne sirtar,si nje ushtar i bindur i tyre duke bere loje te dyfishte e duke mbajtur me garjet amerikanet e nderkombetaret se me demek do bente goditje spektakolare kunder politikaneve mafioze, ncdersa zbatonte porosite e ketyre vemjeve te korruptuara deri ne palce.Kurse sot shpresojme se Altin Dumani do beje diferencen dhe te pakten faktet e reja do i hetoje dhe do i hape dosjet per te cilat keta kryebandite akuzohen prej 30 vjetesh pa i futur nen sqetull.Kjo eshte ajo qe pret populli shqiptar; kjo eshte ajo qe presin Amerikanet,Anglezet dhe te gjitha shtetet e BE-se nga Altin Dumani! Se po te ishte ndryshe do ishte me mire te vinim prokurore ne SPAK Paloken apo Noken bashke me Gjokutajn!
PërgjigjuPo pse duman suma do bëj drejtësi ? ? ? Prit gomar të mbi bar.
Përgjigjuo te gjith jne lloj jane mos prisni kot