Video/ Si është përhapur vala
e tërmetit të fuqishëm në Itali

Video/ Si është përhapur vala<br />e tërmetit të fuqishëm në Itali
Instituti Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka përfunduar realizimin e grafikës që tregon me detaje sesi u përhapën ‘dallgët’ e tërmetit që shkaktoi 250 viktima në rajonet qendrore të vendit.
 
Në grafikën e bërë publike nga ky institut, ilustrohen më qartë valët e lëkundjeve të njëpasnjëshme, që pikënisjen e kanë në Rieti e më pas u përhapën edhe në rajone të tjera.
 
Ndërkohë, autoritetet janë në betejë me kohën në gjetjen e ndonjë të mbijetuari në rrënojat e lënë pas nga tërmeti shkatërrimtar.
 
Mes viktimave është konfirmuar edhe një shtetas shqiptar, ndërsa disa të tjerë po marrin mjekime në spital, jashtë rrezikut për jetën.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet