Në dasmat shqiptare është zakon që të hidhen lekë gjatë valleve.

E për më tepër kohë e fundit është kthyer në modë që të ftohen edhe këngëtarë dhe në raste të tilla nuk flitet më me 1000 lekësha por me shuma të mëdha parash

Këtë herë, në një dasmë të zhvilluar në hotel Sheraton në mes të Tiranës bie në sy jo vetëm performanca e këngëtareve Aurela Gace dhe Fatmira Breçani, por edhe shumat e parave (dollarë) që hidhen në ajër e personazhet që hedhin pa problem ‘shukat’. 

Pastaj pamja qartësohet dhe duket pikërisht kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluca që hedh shuma parash në drejtim të këngëtarëve, mes të tjerëve dallohet edhe ish-kryepolici Shkëlzen Breçani.

I pranishëm në këtë dasmë pasanikësh është edhe djal i i ish kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha dhe e fejuara e tij Armina.

Video e publikuar nga media online Malësia e Madhe dhe teksti shoqërues nuk tregon se e kujt ishte kjo dasëm "elegante" e kush ishin fatlumët shqiptarë.

Ndërsa vetë Shkëlzen Berisha në një postim në rrjetin social facebook shprehet ironikisht se paratë ia jep ciftit dhe nuk i hedh në tokë.

shkelzeni dhe armina te dasma
Në dasmën 'elegante' vihet re Shkëlzen Berisha dhe Armina


dasma
Në 'shesh' ku dasmorët hedhin tufa parash


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com