Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci ka zgjedhur që të shoqërojë fushatën e tij elektorale me një këngë tipike shkodrane.

Së fundi është publikuar një këngë dedikuar fushatës së po zhvillon Beneti. Kënga me titull “Si ke ndje” është publikuar nga vetë Beneti në rrjetin e tij social ‘Facebook’.

Muzika dhe orkestracioni është bërë nga Andi Lila, e ndërsa teksti nga Pandi Laço. Ajo është kënduar Irian Taraboshi. E gjithë kënga dhe videoklipi ka nxjerrë në pah bukuritë e qytetit të Shkodrës.