Gjuha e përdorur ditët e fundit nga Sali Berisha dhe njerëzit e tij më të afërt teksa flasin për ‘revolucion’ është konsideruar nga shumë komentues si një dialektikë komuniste e Berishës. Nuk ka munguar ironia në rrjetet sociale.
Një video që po qarkullon në rrjet ironizon ‘revolucionin e Berishës’ me këngën e vitit 1975 e kënduar nga Vaçe Zela e titulluar ‘Revolucioni vazhdon’. Ndërkohë që në fund videoja ka momentin qesharak të Flamur Nokës i cili thotë se ‘Revolucioni mund të zgjasë deri në 10 vite’.