HOLANDË - AZ Alkmaar fitoi mbrëmjen e djeshme 1-0 ndaj Legias së Varshavës në ndeshjen e fazës së grupeve në Conference League, megjithëse ishin ngjarjet pas ndeshjes që bënë xhiron e medieve.
Dy lojtarë të Legias, Josue dhe Radovan Pankov u arrestuan dhe kaluan natën në një burg të Amsterdamit, ndërsa presidenti i klubit, Dariusz Mioduski dhe anëtarë të tjerë të stafit u përfshinë në një përleshje me sigurinë.
Skenat tronditëse kanë ndodhur pas ndeshjes teksa lojtarët dhe stafi i Legias tentuan të dilnin nga stadiumi. Një grindje mes Legias dhe personelit të sigurisë çoi në arrestimin e Josue dhe Pankov. Videoja e postuar në rrjetet sociale nga gazetari polak Piotr Kamieniecki tregon sulmuesin portugez Josue duke u shoqëruar në pranga nga policia holandeze.
Mediat holandeze kanë raportuar gjithashtu për sjellje të dhunshme dhe të padisiplinuara nga mbështetësit e Legias. Sipas De Telegraaf, tifozët miq thyen një nga portat e hyrjes së stadiumit, me policinë që nuk ishte e gatshme për t'i ndaluar ata.
Sipas raportit, njëri nga oficerët ka humbur ndjenjat. Zyrtari i shtypit i policisë zbuloi se disa pjesëtarë të tifozëve të Legia-s ishin paraqitur pa bileta. Sipas rregulloreve, tifozët pritej të merrnin biletat në një vend të veçantë përpara se të dërgoheshin në stadiumin e Alkmaar me autobus.
Në gjithë këtë incident janë përfshirë edhe dy lojtarët shqiptarë të Legia-s, Muçi dhe Çelhaka.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Shkurt, 13:24
A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?
-
Po
14.8%
-
Jo
80.6%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 4092
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në kujtim të Edit, futbollisti i parë hebre në historinë e Ajaxit që vdiq në Auschwitz
27 Janar, 09:55
-
Trump kërcënon me tarifa vendet që e kundërshtojnë për Groenlandën, ‘i mëshon’ frazës kyçe: Na duhet për sigurinë kombëtare
16 Janar, 19:32
-
Conference League/ Hidhet shorti për fazën play-off, Shkëndija dhe Drita mësojnë rivalët në rrugën drejt finales së Leipzigut
16 Janar, 13:35
-
Përfaqësues të Ambasadës holandeze mbërrijnë në SPAK, takim me Klodian Brahon (VIDEO)
15 Janar, 10:20
-
HISTORIKE/ Humbje 'të ëmbla' për Dritën dhe Shkëndijën, dy klubet shqiptare kualifikohen në play-off-in e Conference League dhe mësojnë rivalët
19 Dhjetor 2025, 08:46
-
Conference League/ Drita 'fiket' në Prishtinë nga AZ Alkmaari, Shkëndija fiton 2-0 kundër Slovan Bratislavës! Shqiptarët ëndërrojnë fazën play-off
12 Dhjetor 2025, 08:52
-
Sot në fushë Drita dhe Shkëndija, njihuni me 18 ndeshjet e Conference League
11 Dhjetor 2025, 11:00
-
Europa dhe Conference League/ Arbitrat shqiptarë vendosin drejtësi në dy ndeshje të rëndësishme
9 Dhjetor 2025, 13:51
-
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Amerikës Latine
5 Dhjetor 2025, 17:46
-
Eurovision 2026, Izraeli do të marrë pjesë: Holanda, Spanja dhe Irlanda bojkotojnë aktivitetin
4 Dhjetor 2025, 19:49
-
E kërkon Sylvinho, Stavros Pilios më i miri kundër Fiorentinës: Më nderon interesi i Shqipërisë
28 Nëntor 2025, 10:06
-
Conference League/ Drita 'shuan' Shkëndijën në derbin e shqiptarëve, koreografi spektakolare për 113 vjetorin e Pavarësisë! Samsunspor e Strasbourg në krye
28 Nëntor 2025, 09:20